Maqedoni

Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut

15.06.2023 15:37

Ndryshimi i motit ndikon në organizmin e njeriut, sidomos tek personat me sëmundje kronike...

Ndryshimi i motit ndikon në organizmin e njeriut, sidomos tek personat me sëmundje kronike. Qytetarët thonë se luhatjet e temperaturave u shkaktojnë kokëdhimbje, plogështi dhe ndikon në tensionin e gjakut.
 
“Koha me shi është problem për të sëmurët që janë me tension, me sheqer. Te unë, jo bash mirë, unë e kam shtypjen, sheqerin.”, - tha një qytetar.
 
“Sikur tek të gjithë, ashtu edhe tek unë ndryshimi i motit ndikon shumë keq në shëndetin tim, si në rritjen e tensionit, në alergji.”, - tha një qytetare.
 
“Po ndikon tek këmbët, trupi më dhemb, por s’mund ta ndalim këtë.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
 
“Po zakonisht kam kokëdhimbje me ndryshimin e motit.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Unë e pranoj motin kështu siç është, nuk më pengon fare.”, - theksoi një qytetare.
 
Sinoptikanët thonë se edhe gjatë ditëve në vijim moti do të jetë jo stabil me të reshur të shiut.
 
“Edhe gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklon, mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima do të mbajë deri në fund të kësaj jave, ndërsa në disa vende do të reshin sasi të mëdha të sedimentit ujor mbi 25 litra për metër katror në 24 orë.”, - theksoi sinoptikania. 
 
Gjatë vikendit moti do të jetë kryesisht me të reshura të shiut, bubullima të rralla dhe erëra. Stabilizimi i motit pritet nga java e ardhshme.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI