Nesër 11 vjet nga vdekja e presidentit Trajkovski
Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më (26 shkurt të vitit 2004) humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetëanëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar në konferencë ndërkombëtare në Mostar, Bosnja e Hercegovinë...

Për fatkeqësinë, e cila ka ndodhur para 11 viteve në rajonin Matiq Bërdo në fshatin Huskoviqi, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së "kingerit", për atë nëse ka ndodhur aksident i aeroplanit ose ka qenë "terrorizëm", prej atëherë deri tani janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, në dy komisione me të cilat kanë udhëhequr Salko Begiq dhe Omer Kuliq, e në të cilat morën pjesë edhe ekspertë të Maqedonisë.
Edhe të dy raportet, të cilat dallohen, megjithatë, si arsye për rënien e "kingerit" janë gabimet e pilotëve dhe lëshime tjera indirekte të sistemit.
Me kërkesë të Maqedonisë, me përkrahje të eurodeputetit Andreas Gros, pas mbledhjes së dëshmive plotësuese nga ana e MPB-së së Maqedonisë ishte hapur hetim i ri në janar të vitit 2013, të cilën e ka udhëhequr Kuliq.
Në raportin e parë si arsye e drejtpëdrejtë për rënien e "kingerit" janë cekur "gabimet procedurale në periudhën e fluturimit, sipas lartësisë dhe vendit, në aeroportin e Mostarit, në fluturim të kontrolluar". Në të dytin janë cekur edhe lëshimet e sistemit, ndërsa është shpallur edhe transkripta e kutisë së zezë, përkatësisht e gjithë biseda mes pilotëve dhe biseda me kontrollin e fluturimit.
Shtatë procedura gjatë fluturimit nga ana e pilotëve dhe pesë gabime të sistemit të institucioneve kompetente në Maqedoni dhe në Bosnjë e Hercegovinë janë arsyet për rrëzimin e "kingerit", qëndron thuhet në raportin e ri që e ka prezantuar Kuliq. Mes shkaqeve indirekte i ceku edhe SFOR-in dhe autoritetet e aviacionit në BeH.
Pala e Maqedonisë në tërësi i pranon informatat me propozime plotësuese, të cilat kanë të bëjnë me VOR sistemin, vetë procedurën, kërkesën dhe shpëtimin pas rënies së kingerit dhe formulimin e lëvizshmërisë së aeroplanit. Por, për palën e Maqedonisë është e paqartë pse është riorientuar lokacioni ku kërkohet aeroplani, edhe pse Kuliq thotë se kontrollori i fluturimit e ka ditur se ku është rrëzuar aeroplani.
Në fatkeqësinë e aeroplanit, krahas presidentit Boris Trajkovski, jetën e humbën zëdhënësja Dimka Ilkova Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe kopiloti i aeroplanit.
