Botë

UNICEF: 20 fëmijë të vrarë nga minat në konfliktin Rusi-Ukrainë

15.06.2023 16:36

Minat dhe mjetet e ngjashme shpërthyese kanë vrarë të paktën 20 fëmijë që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas UNICEF....

Minat dhe mjetet e ngjashme shpërthyese kanë vrarë të paktën 20 fëmijë që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas UNICEF.
 
Sipas raportimit të organizatës për fëmijët, 69 të tjerë janë plagosur midis 24 shkurtit 2022 dhe 30 majit 2023.
 
Koordinatori i lartë i urgjencës në UNICEF, Mustapha Ben Messaoud, shprehu shqetësimin për rritjen e rrezikut për fëmijët pasi ata kalojnë më shumë kohë jashtë pa mbikëqyrje në muajt e verës.
 
Raportohet se një e treta e Ukrainës është e mbuluar me mina, duke e bërë atë një nga vendet më të kontaminuara me ordinanca shpërthyese në botë.