Botë
Rama: Policët e rrëmbyer të kthehen sa më parë në Kosovë
15.06.2023 17:58
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës duhet të kthehen sa më parë në Kosovë. Rama ka thënë se është fokusuar 100 për qind në lirimin e tyre, ndërsa ka përmendur faktin që KFOR-i ende nuk ka dalë me konkluzione publike lidhur me vendndodhjen e tyre.
“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Ai po ashtu ka thënë se nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedent kriminal të arrestuar nga Policia e Kosovës në veri.
“De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.”, ka theksuar kryeministri, Rama.
