Në Shkup dje 14 fatkeqësi komunikacioni, dy me pasoja fatale
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë në gjithsej 14 fatkeqësi në komunikacion....

Prej tyre, katër janë me pasojë dëm material dhe tetë janë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona.
Kanë ndodhur edhe dy fatkeqësi në komunikacion me pasojë vdekje, me ç'rast kanë vdekur dy persona. Fatkeqësia e parë ka ndodhur në orën 17 e 44 minuta në rrugën lokale f. Lisiçe e Poshtme - f. Lisiçe e Epërme në të cilën janë përplasur një automjet motorik "jugo" me targa të Shkupit. Automjeti kur është afruar pranë kompanisë private "Fenikom" në atarin e fshatit Lisiçe e Epërme ka dalë nga korsia dhe me pjesën e parme të automjetit ka goditur një dru. Nga fatkeqësia drejtuesi i automjetit ka marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Spitalin e përgjithshëm "Shën Naumi i Ohrit" ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Fatkeqësia e dytë ka ndodhur në orën 19 e 5 minuta në afërsi të portës kryesore të fabrikës "Hekurana" në të cilën ka marrë pjesë një automjet motorik "reno" me targa të Shkupit, i drejtuar nga një banor i Spoishtes. I njëjtë duke qarkulluar nëpër rrugën "Brigada e 16-të maqedonase" në drejtim drejt drejtorisë "Makstil" drejt udhëkryqit në rr. "Koce Metalec" me pjesën e parme të automjetit i ka goditur dy këmbësorë. Gjatë fatkeqësisë një person e ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën emergjente ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është ndalur për mjekim të mëtejmë.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe janë sanksionuar 28 drejtues të automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe 18 drejtues të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë folur në celular gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotreci" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 52 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot me fillim prej orës 10 e 30 minuta para ndërtesës së MPPS Shoqata e qytetarëve "Ndërtojmë të ardhmen" do të mbajë protestë të qetë. Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të kësaj proteste nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa përkatëse për sigurimin dhe ridestinimin në komunikacion.
