Maqedoni

Strugë, dita e dytë e forumit të Prespës për dialog

16.06.2023 11:52

Në qytetin e Strugës po mbahet dita e dytë e forumit të Prespës për Dialog, në të cilin po marrin pjesë zyrtarë të vendit rajonit dhe BE-së....

Në qytetin e Strugës po mbahet dita e dytë e forumit të Prespës për Dialog, në të cilin po marrin pjesë zyrtarë të vendit rajonit dhe BE-së. Perspektiva evropiane e vendit dhe rajonit por edhe zhvillimet tjera si lufta në Ukrainë, kanë qenë temat e panelit të sotëm të presidentëve të rajonit, ku me video mesazh foli edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Pjesë e forumit është edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili ka takuar zëvendës kryemisnitrin Artan Grubi, misniutrin e jashtëm Bujar Osmani dhe kreun e BDI-së Ali Hameti.
 
“Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke. Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm! Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre. Kemi krijuar shumë organizata e iniciativa rajonale në funksion të këtij qëllimi, por ende duket se jemi larg asaj që ne dëshirojmë: një rajon në paqe, një rajon të sigurt e një rajon të zhvilluar. Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë.”, tha presidnet i Shqipërisë Bajram Begaj.
 
“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë. Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar.”, tha kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.