Botë
Aksident trafiku në Kanada, 15 të vdekur dhe 10 të lënduar
16.06.2023 12:11
Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje u përplas me një kamion në një kryqëzim autostrade...

Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje u përplas me një kamion në një kryqëzim autostrade në një zonë rurale të provincës kanadeze të Manitobas, duke shkaktuar 15 të vdekur dhe 10 të lënduar.
Rob Hill, komandant i policisë kanadeze në Manitoba, tha se autobusi po transportonte 25 persona. Dhjetë të mbijetuarit u dërguan në spitale. Autobus ka marr flakë dhe ka rënë në një kanal bashkë me një kamion transportues që është përplasur. Përplasja ndodhi në Karberri, një qytet 170 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Manitobës, Uinipeg.
