Botë
Stojkoviq: Tre policët e Kosovës ndodhen në Kralevë
16.06.2023 12:37
Tre pjesëtarët e kidnapuar të policisë së Kosovës ndodhen në Kralevë të Serbisë....

Tre pjesëtarët e kidnapuar të policisë së Kosovës ndodhen në Kralevë të Serbisë. Këtë e ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili ka thënë se tre policët ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para prokurorit të lartë publik në Kralevë.
Ai tha se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor. “Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadojnë 48-orët e ndalimit policor.”.
Madje, avokati Stojkoviq ka thënë se “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë.”.
