Maqedoni
Punonjësit e DAP-it në protestë, kërkojnë rritje të pagave për 30 për qind
16.06.2023 15:01
Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, duke filluar nga dita e djeshme, çdo ditë në vijim...

Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, duke filluar nga dita e djeshme, çdo ditë në vijim, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, do të dalin në grevë pa kryer detyrën në vendin e punës dhe nëse autoritetet nuk pranojnë kërkesat e tyre, nuk përjashtohet mundësia për grevë të përgjithshme. Njoftuan se sot do t'i dërgojnë punëdhënësit njoftim për grevë dhe një propozim për pajtim në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
“Këto protesta do të mbahen në një kohë të tillë deri në mbajtjen e grevës së përgjithshme. Në lidhje me grevën e përgjithshme, aktivitetet tashmë kanë filluar, pra gjatë ditës së sotme njoftimi për të do t'i dërgohet punëdhënësit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Duke respektuar të gjitha normat ligjore, fillimi i grevës së përgjithshme mund të zgjasë deri në 15 ditë.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës "Solidariteti" – DAP, Vase Nedanovski.
Kërkesat e tyre, të cilat i shprehën në protestën paralajmëruese të mbajtur të martën para Ministrisë së Financave, janë nënshkrimi i Kontratës Kolektive, në të cilën, siç thonë ata, përcaktohen të drejtat e nevojshme për funksionimin e Autoritetit, e cila është e drejta e rritjes së pagave që është miratuar me nenin 66 të Ligjit për Buxhetin, e cila parashikon rritjen e tyre për 30 për qind.
SEDAT SELIMI
