Maqedoni
Marrëveshja Kovaçevski-Mickoski, Mickoski kërkon duel televiziv
16.06.2023 15:15
Edhe pse liderët e të dy subjekteve politike maqedonase u takuam për t’u dakorduar për krijimin e një shumice..

Edhe pse liderët e të dy subjekteve politike maqedonase u takuam për t’u dakorduar për krijimin e një shumice të qëndrueshme në Kuvend prej 2/3, e cila do t’i shtynte edhe ndryshimet kushtetuese, ky dakordim çdo ditë e më shumë po duket si i pamundur, edhe pse në press konferencën e parë pas mbarimit të takimit kishte një përshtypje se dallimet janë tejkaluar. Nga partia e Kovaçevskit i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së t’i vazhdojnë bisedimet tek grupet punuese, ndërsa nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së ka bërë thirrje për përballje televizive në mes dy liderëve, gjë e cila u hodh poshtë nga LSDM. Sipas deputetit të LSDM-së, Darko Kaevski, ndryshimet kushtetuese janë në procedurë qeveritare dhe shumë shpejtë do të gjenden edhe në Kuvend. Por, për Mickoskin, Kovaçevski është një frikacak tipik, prandaj propozoi duel televiziv.
“Ky njeri është i kidnapuar në Qeverinë e tij. Ka frikë të shkojë në zgjedhje, ka frikë të dalë në TV duel, pra ky është Kovaçevski. Edhe pak kohë u kanë mbetur të qëndrojnë në pozitat të cilat i kanë dhe prandaj nga kjo Qeveri nuk pres asnjëfarë kreativiteti. Prandaj, të mos jetë kjo lojë fjalësh kush si tha, ja po e ftoj në përballje televizive dhe populli të gjykojë se kush si ka thënë dhe kush kishte të drejtë.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
LSDM: Duelet televizive, të panevojshme
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Social Demokrate të Maqedonisë, Darko Kaevski, e kanë cilësuar si të panevojshme përballjen televizive të dy liderëve, sepse sipas tij RMV-ja nuk ka kohë të humbë dhe taktizime të tilla, por është koha që të punohet. Kaevski dhe LSDM i bënë thirrje VMRO-DPMNE-së që ta mbajnë premtimin e dhënë dhe t’i nominojnë përfaqësuesit e tyre në grupet punuese dhe të fillohet menjëherë me punë.
“Kryeministri Kovaçevski dhe Hristijan Mickovski tanimë kishin takim të liderëve ku është biseduar për gjithçka dhe ato konkluzione u shfaqen para opinionit të gjerë publik dhe tani është koha të fillohet me punë dhe t’i lëmë fjalët boshe dhe t’i ndalim bllokadat, sepse kështu po humbim kohë. RMV-ja duhet të sjellë vendime të rënda për ardhmërinë e saj evropiane, prandaj është e nevojshme që të fillohet debate nëpërmes përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike tek grupet punuese. Prandaj, në vend të TV dueleve të panevojshme, i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së që ta mbajnë premtimin e dhënë, t’i nominojë përfaqësuesit e tyre në grupet punuese dhe se vetëm të bashkuar mund të fitojmë të gjithë.”, - theksoi deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
Hristijan Mickovski po ashtu i ka bërë thirrje edhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, që mos të përzihet në identitetin e maqedonasve, sepse ai sipas tij nuk mund ta mbron atë identitet.
FITIM KRYEZIU
