Maqedoni

Bundestagu gjerman miraton rezolutë për RMV-në, Lirman: Ndryshimi i kushtetutës nuk cenon identitetin

16.06.2023 15:28

Bundestagu gjerman nëpërmjet një rezolute të votuar nga shumica parlamentare Socialdemokratët...

Bundestagu gjerman nëpërmjet një rezolute të votuar nga shumica parlamentare Socialdemokratët, Liberalët dhe Partia e të Gjelbërve, I dolën në mbështetje identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Rezolutën e prezantoi sekretarja shtetërore për Evropë në Ministrinë e Jashtme gjermane, Ana Lirman. Sipas saj, ndryshimet kushtetuese nuk kërcënojmë identitetin maqedonas. Gjithashtu paralajmëroi vizitë në Shkup për t`i inkurajuar ndryshimet kushtetuese.
 
“Qytetarët po humbin besimin në perspektivën evropiane. Do të duhet ta kthejmë besimin në BE dhe të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që t’i inkurajojmë partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut. Pohimet se kjo do të rrezikojë identitetin janë të gabuara. Përfshirja  e etnive të tjera në kushtetutë vetëm se do të përforcojë karakterin multietnik të shtetit.”, - deklaroi sekretarja për Evropë në MPJ të Gjermanisë, Ana Lirman. 
 
Opozita gjermane: RMV-në nuk duhet trajtuar veçmas
 
Rezoluta nuk u mbështet nga partitë opozitare CDU/CSU të ish-kancelares, Angela Merkel, parti këto që janë të ideologjisë së njëjtë me VMRO-DPMNE-në. Sipas tyre, rajoni duhet trajtuar si tërësi.
 
“Të shqyrtohet veçmas çdo shtet i Ballkanit Perëndimor nuk është e arsyeshme.”, - theksoi Krsitof Plob nga CDU/CSU.
 
LSDM dhe VMRO përplasen për të marrë meritat
 
Megjithatë, kryetari i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se miratimi i rezolutës është meritë e tyre dhe në vazhdimësi do të kërkojnë që anëtarësimi në BE të bëhet në një proces normal.
 
“VMRO – DPMNE do të vazhdojë të ushtrojë trysni, të sigurohen sa më shumë rezoluta të tilla. Çfarëdo rezolute e tillë është e mirëseardhur, por kjo nuk është as 5%-i i asaj që ky popull e meriton. Ky popull meriton shans ferr, sikurse të gjithë popujt të cilët kanë pasur gjykatë anëtarësimit në BE.”, - u shpreh kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
Kovaçev: Maqedonasit të pasigurt në identitetin e tyre
 
Nga LSDM përgënjeshtrojnë Mickoskin duke thënë se rezoluta është një porosi e qartë për kahjen e duhur nëpër të cilin hapëron shteti.
 
“Opinioni shumë mirë e din se meritë e kujt është rezoluta në Bundestagun gjerman, Për fat të keq, DPMNE përpos bllokimeve nuk kanë bërë asgjë për indetitetin e as për këtë rezolutë. DPMNE dhe Mickovski duhet t’u vijë turp, posaçërisht që partitë e tyre, si motra në Bundestag votuan kundër rezolutës.”, - deklaroi deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
 
Ndërkohë, deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Andrej Kovaçev, shprehu habinë përse Shkupi kërkon nga shtet tjetër që t’ia njohë gjuhën, kulturën dhe identitetin. Kovaçev është shprehur se nuk ka dëgjuar më parë për një pasiguri të një shteti në identitetin e saj që të kërkojë njohjen nga shtet tjetër.
 
MERAL ISMAILI