Botë

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Rama: Aleatët ofruan marrëveshje të artë

16.06.2023 17:12

Pas takimit me kreun e Qeverisë hungareze, Viktor Orban, kryeministri Edi Rama...

Pas takimit me kreun e Qeverisë hungareze, Viktor Orban, kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, kërkoi edhe një herë lirimin e menjëhershëm të 3 policëve kosovarë të rrëmbyer nga serbët.
 
“Së pari është e menjëhershme nevoja dhe domosdoshmëria që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 
 
Mundësi të artë e konsideroi Rama marrëveshjen për paqen mes Prishtinës dhe Beogradit të vendosur në tavolinë nga Perëndimi.
 
“Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri për të bërë Kosovën të njohur nga Serbia.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Një koment për situatën e rënduar në veri të Kosovës e kishte edhe kryeministri hungarez.
 
“Javën tjetër do të kem një takim bilateral me Beogradin dhe shpresoj se kjo çështje deri atëherë do të zgjidhet.”, - u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban.
 
Orban në Tiranë vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve, u angazhua për përshpejtim të procesit të integrimit të Shqipërisë, ndërsa kritikoi Brukselin për hapat e ngadaltë në procesin e zgjerimit.
 
LULJETA NDOKA