AI: Mbrojtja e të drejtave të njeriut në Evropë në nivel më të ulët që prej vitit 1989

25.02.2015 10:03

Sistemi ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë dhe Azi Qendrore në vitin 2014 ishte në nivelin më të ulët që nga rënia e Murit të Berlinit, theksohet në raportin e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Amnesti interneshënëll" (AI)...

"Viti i kaluar 2014 nuk isht vit i ndëprerjes së përparimit. Ai ishte vit i lëvizjes prapa", potencohet në dokument.

Siç lajmëroi TASS, në raport, si arsye thmelore për gjendjen e këtillë ceken anksimi rus i Krimesë, lufta në Ukrianën lindore, përforcimi i regjimeve autoritare në ish-republikat sovjetike nl Azinë Qendrore, kufizimi i lirive në Turqi dhe përforcimi i ndikimit të partive populiste në Evropë.

Organizata vlerëson se autoritetet turke filluan të sillen në mënyrë më autoritative, se e minojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor, e kufizojnë lirinë e internetit dhe se e kanë përforcuar rolin e shërbimit sekret në nivel deri më tani të pavërejtur.

AI në raport thekson se rritja e problemeve ekonomike në Bashkimin Evropian dhe ulja e besimit të qytetarëve në partitë e etabluara politike, çuan drejt përforcimit të pozicioneve të forcave populiste edhe nga radhët e së majtës ekstreme e edhe së djathtës ekstreme.

Ndikimi i përforcuar i grupeve nacionaliste dhe të atyre keq të mbuluara kontriuon pë kufizimin e politikave migruese dhe për dobësimin  autoriteteve nacionaliste", qëndron në dokument.

Në pjesë kushtuar Rusisë në raport ceket se në vend shënohet "ulje e pluralizmit në mediume dhe kufizim i së drejtës së shprehjes së lirë", ndërkaq ceken edhe shembuj të proceseve gjyqësore kundër aktivistëve politik dhe shkelja e të drejtve të njeriut në rajonin e Kaukazit Verior.

AI thekson edhe se në shtetet qendrore aziatike Kazakitan he Turkmenistan, ndërkaq në një shkallë më të vogël edhe në Uzbekistan, është i dukshëm përforcimi i regjimv autoritative në pushtt, përderisa në Azerbajxhan ka rritje të represioneve ndaj aktivistëve opozitar.

"Sistemi nërkombëtar për mbrojtjen e tëdrejtav të njeriut në Evropë dhe Azi Qendrore dhe mbështetja e tij nuk ishin në nivel aq të ulët që nga koha e rënies së Murit të Berlinit", konkludohet në raportin e AI-së.