GRUPI E, Shqipëria nuk e ka luksin për të humbur pikë

16.06.2023 19:07

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet të shtunën, me Moldavinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”....

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet të shtunën, me Moldavinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. “Kuqezinjtë” në stadiumin “AirAlbania”,  kanë misionin e vështirë për t’u rikthyer në lojë pas disfatës me lojën e bukur dhe bindëse ndaj Polonisë, të cilën e humbën me 1:0.
 
Ky është momenti për të hipotekuar pikët e plota, në të kundërt situata në grupin “E” ku Moldavia e ka bërë tashmë një surprizë me Çekinë, mund të komplikohet, ndërsa bileta për “Euro 2024” mund të griset që në nisjen e eliminatoreve. Shikuar renditjen e FIFA-së, kombëtarja shqiptare e cila mban pozitën e 68-të dhe përbërjen e lojtarëve ku shumica vijnë nga kampionatet më të mëdha evropiane këta janë favorit në letër përballë Moldavisë. Moldavëtzënë vendin e 171 në renditjen e FIFA-s.