Kosovë-Rumani, fitorja opsion i vetëm për ‘Dardanët’
16.06.2023 19:08
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Rumaninë, ndeshje kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’...

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Rumaninë, ndeshje kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024. Përzgjedhësi i kosovarëve, AlainGiresse, para kësaj ndeshje tjetër të rëndësishme është shprehur optimist se të besuarit e tij do të kenë paraqitje të mirë përball rumunëve. Ai e pranon se Rumania është skuadër e fortë, por Giresse është i bindur se të besuarit e tij, sonte do të kenë paraqitje të mirë.
“Rumania është skuadër e mirë, kanë lojtarë individualë që e bëjnë ndryshimin, por s’do përmendi emra. Jam duke bërë më të mirën që skuadra të jetë gati për ndeshje”, ka thënëGiresse.
Kosova në përballjenme rumunët vjen pas dy barazimeve kundër Izraelit dhe Andorrës.Ndeshja Kosovë-Rumani, fillon në orën 20:45.
