Turi i Zvicrës, çiklisti Mäder humb jetën pas aksidentit të rëndë
16.06.2023 19:10
Çiklisti zviceran GinoMäder ka ndërruar jetë ditën e somte...

Çiklisti zviceran GinoMäder ka ndërruar jetë ditën e somte. Një ditë pas aksidentit të rëndë, 26-vjeçari nuk ka mundur që të mbijëtoi dëmtimeve të shumta të pësuara në trup. Mäder doli nga rruga dhe ra në një humnerë në zbritjen e fundit të ditës në La Punt në Zvicrën juglindore.
Ai u gjet pa ndjenja në ujë dhe u përmend nga stafi mjekësor, përpara se të transportohej me avion në spitalin e Chur. Ekipi i tij, BahrainVictorious, njoftoi sot në mëngjes se Mäder kishte vdekur.
“Me pikëllim të thellë dhe zemra të dhimbsura duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të GinoMäder”, thuhet në një deklaratë.
