Hamilton në circuit edhe për 5 vite, Mercedesi duhet të paguajë 270 mln euro

16.06.2023 19:11

Mercedes ka mësuar nëpërmjet medieve se ka ende shanse që të rinovojë kontratën me Lewis Hamilton

Mercedes ka mësuar nëpërmjet medieve se ka ende shanse që të rinovojë kontratën me Lewis Hamilton pasi ky i fundit ka lënë të kuptohet se me kushtet e duhura është gati që të garojë edhe për pesë vite. Sipas “Mail Sport” shtatë herë kampioni i botës është gati që të rinovojnë kontratën për pesë vite dhe ndërkohë të paguhet me një shifër prej 270 milionë eurosh. Burime pranë britanikut kanë bërë me dije se rinovimi i kontratës me një ose dy vite nuk është një opsion për Hamilton.
 
Burimi tregon se Hamilton e di fare mirë se ajo çfarë po i kërkon Mercedes-it është një sakrificë e madhe jo vetëm në aspektin financiarë. Shtëpia automobilistike gjermane mësohet se ka bërë planet afatgjata me GeorgeRussell si pilot të parë. Nëse Mercedes vendos të plotësojë kushtin e Hamilton për kohëzgjatjen e kontratës atëherë e ardhmja e Russell do të vihej në pikëpyetje pasi piloti i talentuar nuk do të qëndronte për shumë vite nën hijen e britanikut.