AI: Në Ukrainë janë përdorur bomba kasetore

25.02.2015 10:07

Në konfliktin në Ukrainë është përdorur armë jolegale, si bomba kasetore, theksohet në raportin e sotëm të Amnesti interneshënëll për gjendjen e të drejtave të njeriut...

Organizata dërgoi kritika deri te të dy palët në konflikt për shkak të numrit të madh viktimave civilë, që është pasojë e sulmeve të pakontrolluara me minahedhës dhe raketa në rajonet e banuara.

Nga fillimi i luftimeve mes separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare në muajin prill të vitit të kaluar në vend jetën e kanë humbur rreth 5.800 veta. Në Ukrainën lindore në të dy anët e konfliktit nuk janë ndërmarrë masa adekuate të sigurisë për mbrojtjen e civilëve, me çka shkelen rregullat për zhvillimin e luftës, thuhet në dokument.

Ai theksoi se janë regjistruar rrëmbime, torturime dhe vrasje masovike, të kryera nga njësitet e vullnetarëve, të cilët luftojnë nga ana e forcave qeveritare, si dhe nga grupacionet, të cilët luftojnë për separatistët.

"Gjatë dërgimit të armës për Ukrainën ekziston rreziku për shkelje të reja të të drejtave të njeriut", paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i AI-së, Salil Sheti.