Çmimi i madh i Kanadasë, Verstappen pranë legjendës

16.06.2023 19:13

Fundjava do të jetë mjaft emocionuese pasi Çmimi i Madh i Kanadasë ka rikthyer në vëmendje emra të mëdhenj të Formulës 1...

Fundjava do të jetë mjaft emocionuese pasi Çmimi i Madh i Kanadasë ka rikthyer në vëmendje emra të mëdhenj të Formulës 1. Gara e radhës, mbahet në cirkuitin e legjendës GillesVilleneuve. Në këtë pistë Gilles fitoi për herë të parë një Çmim të Madh në vitin 1978. Pista i solli fat edhe LeëisHamilton, i cili në 2007 festoi për herë të parë fitoren. Po në Kanada, në 2017-ën, britaniku mori kaskën e Senna-s, pasi arriti rekordin e brazilianit me “pole position” e fituar (65). 
 
Po në Kanada një tjetër pilot, i cili aspiron të futet në grupin e legjendave si Senna, Schumacher apo Hamilton, është shumë pranë historisë. Kështu nëse këtë fundjavë MaxVerstappen fiton në Çmimin e Madh të Kanadasë barazon 41 fitoret në karrierë të AyrtonSenna-s. Por gara në Montreal do të jetë një shans i artë edhe për veturën e RedBull për të shkruar historinë. Në rast triumfi për RedBull do të ishte fitorja me numër 100. Vetura austriake do të futej kështu në grupin e ekipeve legjendare të këtij sporti siç janë Ëilliams, McLaren, Ferrari dhe Mercedes.