Maqedoni
Rreshje të shumta, uji bllokoi rrugën Gradsko-Pletvar
17.06.2023 17:46
Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në rrugët në Pletvar. Mëngjesin e sotëm u raportua se rruga Gradsko-Prilep...

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në rrugët në Pletvar. Mëngjesin e sotëm u raportua se rruga Gradsko-Prilep është e mbyllur plotësisht. Uji ka bllokuar qarkullimin te tunelet e reja në vendin e quajtur Farish.
“Po ndërmerren masa për pastrim. Në teren janë ekipe të stacionit policorë Gradsko, ekipe me mekalizëm nga pushteti lokal që punon në thithjen e ujit dhe pastrimin e rrugës”, theksoi Ilija Bujarovski ngaa qendra për menaxhim me kriza.
Bllokimi i rrugës ka shkaktuar kolona të gjata automjetesh të cilat pop resin pastrimin e rrugës. Rreshjet kanë shkaktuar vështërsi edhe në pjesë tjera të vendit.
“Pas paralajmërimit nga ekonomia e ujrave, ura në fshatin Pçinjë ka pasur konstruksion të dobët dhe rritja e nivelit të ujit nga Kriva Reka do të arrijë në lumin Pçinjë për rreth dy orë, me çka do të ketë presion të shtuar në urë. Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit të QMK-së e ka njoftuar pushtetin lokal, QMSH -në dhe Ministrinë e Brendshme, me qëllim që të ndërmarrin veprime parandaluese për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga kjo qendrë thonë se ekziston rreziku i dhe dëmtimit të urës, në. Fshatin Pçinje. Në territorin e Komunës së Likovës megjith rritjen e nivelit të ujit në liqenin e gllayhnjës gjendja është stabile.
Ndërsa rreshjet e shumta të ditëve të fundit kanë bërë që në shum vendbanime në pjesën perëndimore si dhe në Shkup të rritet niveli I ujit nëpër lumenj dhe prroska.
Në Grushinë të Komunës së Haraçinës uji e ka bërë të pa lëvizshëm një pjesë të rrugës, duke e vështërsuar lëvizjen e banorëve.
SANIJE DURAKU
