Maqedoni
Pesë vite nga marrveshja e Prespës, Zaev: Marrveshja i solli vendit stabilitet
17.06.2023 18:08
Sot u mbushën pesë vite nga nënshkrimi i Marrveshjes së Prespës...

Sot u mbushën pesë vite nga nënshkrimi i Marrveshjes së Prespës, me të cilën iu dha fund kontestit 27 vjeçar me Greqinë rreth emrit të shtetit, me të cilën u ra dakord që shti ynë të mbaj emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshjen e Prespës i solli vendit stabilitet dhe siguri, ka shkruar në facebook ish kryemisnitri Zora Zaev, I cili nënshkroi marrveshjen me ish kryemisniutrin grek Aleksis Cipras.
“Pesë vjet më vonë, jemi dëshmitarë të miqësisë së sinqertë maqedono-greke. Për pesë vjet, Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë ndërtuar një komunitet nga themeli. Mbi këtë themel ne marrim ndihmë nga aleatët tanë evropianë dhe euroatlantikë, mbi këtë bazë jemi udhëheqës të nismave të forta rajonale. Mbi këtë bazë, ne kemi një ekonomi të qëndrueshme, edhe pse për të katërtin vit po luftojmë krizat pandemike dhe energjetike”, thekson ish kryemisnitri Zoran Zaev.
Lloga: Prespa simbol për dialog të hapur
Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvtes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër, vlerëson minsitri i drejtësisë Krenar Lloga.
“Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvtes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër.Në Prespë manifestuam gatishmërinë tonë që të kuptohemi, të bëjmë kompromis dhe të gjejmë një zgjidhje e cila është e pranueshme për të gjitha palët.” shkruan ministri Lloga.
VMRO: Me këtë marrveshje vendi nuki fitoi asgjë
Por nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se vendi nuk fitoi asgjë nga marrëveshja e Preespës, përveç që e humbi emrin.
“Me Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia nuk fitoi asgjë, ndërsa e humbi emrin e saj. Me nënshkrimin e marrëveshjes në Nivicë, Maqedonia nuk e mori atë që ju premtua, perspektivën europiane, kurse qytetarët fituan rritje të korrupsionit dhe krimit, shëndetësi të shkatërruar, arsim katastrofal, inflacion dhe ekonomi të shkatërruar, stagnim dhe shkatërrim në çdo fushë të jetës së tyre”, theksoi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE.
Falë kësaj marrëveshjeje, Maqedonia u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-s, dhe mori dritë jeshile për hapjen e negociatave për aderim në BE, u tha edhe në forumin dyditorë në Srtrugë nga zyrtarët vendor dhe ato ndërkombëtarë që u mbajt më 15 dhe 16 qershor.
MERAL ISMAILI
