Futboll
Maqedonia e V. mbetet pa fitore përballë Ukrainës
17.06.2023 18:01
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë eliminatore të vlefshme për “EURO 2024”...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë eliminatore të vlefshme për “EURO 2024”, në Shkup me rezultatin 3:2 mund nga Ukrainë edhe përskaj faktit që në pushim shkoi me dy gol epërsi. Loja e shkëlqyeshme në fraksionin e parë u “kurorëzua” me golin e Enis Bardhit nga pika e bardhë dhe Elif Elmaz.
Me disfatën e mbrëmshme, përfaqësuesja e vendit, ka vazhduar serinënegative përballë ukrainasve në ndeshjet zyrtare. Këto dy përfaqësuese kanë zhvilluar katër ndeshje zyrtare në të gjitha fituese ka dalë Ukraina.
“Paraqitje e mirë në pjesën e parë dhe ishte klasike një mentalitet standard në vazhdim. Duhet të punojmë shumë dhe nëse pranon gol në 2-0 nuk është ndeshje e përfunduar. Pjesa e parë ishte e shkëlqyeshëm , ndërsa ne mbetën në zhvesh tore dhe urojë fitoren. Është një goditje e madhe për ne dhe është një ndikim i keq te të gjithë pasi që kishim avantazh dhe humbëm takimin. Shkojmë të luajmë futboll në Angli dhe asgjë nuk është humbur pasi është ndeshja e dytë. Të rikuperohemi pas disfatës, pasi që vet jemi fajtor për disfatën,” tha në vazhdim Ristovski.
Me këtë disfatë, Maqedonia mbetet në kuotën e 3 pikëve të fituara nëpërballjen me Maltën, ndërsa Ukraina fiton pikët e para në këto eliminatore. Maqedonia e Veriut, Italia dhe Ukraina kanë nga 3 pikë, ndërsa pikë maksimale nëGrupin “C”, ka Anglia, e cila me 4:0 e mundi Maltën.
Kundërshtar të ardhshëm të përfaqësueses së vendit do të jenë “tre luanët” dhe kjo ndeshje do të luhet “OldTraford” me 19 qershor.
