Futboll
Kosova ndalet nga VAR-i
17.06.2023 18:03
Kosova ka vazhduar serinë e barazimeve në kualifikueset e Euro 2024 duke u ndalur në një 0-0 në “Fadil Vokrri”...

Kosova ka vazhduar serinë e barazimeve në kualifikueset e Euro 2024 duke u ndalur në një 0-0 në “Fadil Vokrri” përballë Rumanisë.
Një 90 minutësh i dominuar nga “Dardanët”, të cilët arritën të gjejnë dhe rrugën e rrjetës në pjesën e dytë me anë të Edon Zhegrovës, pas një krosimi të Celinës në minutën e 69-të, por që u anulua për një pozicion jashtë loje me ndërhyrjen e VAR. Përfundimi është një 0-0, që zbeh së tepërmi mundësitë për tu afruar me skuadrat që kryesojnë Grupin I.
Ky është barazimi i tretë për përfaqësuesen e Kosovës në tri ndeshje të luajtura. Në mars barazoi 1-1 në transfertë me Izraelin e më pas me të njëjtin rezultat barazoi në shtëpi me Andorën.
