Futboll

Shqipëria kërkon tre pikët kundër Moldavisë

17.06.2023 18:04

Shqipëria luan sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Europianin “Gjermani 2024” kundër Moldavisë...

Shqipëria luan  sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Europianin “Gjermani 2024” kundër Moldavisë, në stadiumin “AirAlbania”, e vlefshme për Grupin E. Trajneri brazilian Silvinho do të debutojë nëpankinën shqiptare  para tifozëve “kuqezi” dhe në deklaratat e mëparshme kërkonte të debutojë me fitore.
 
Duke shikuar traditën  shqiptarët janë favorit pasi përballja e fundit e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Moldavisë e luajtur  në tetor të vitit 2019,  u fitua nga kombëtarja shqiptare me rezultat bindës 4:0. Nëanën e kombëtares “kuqezi” është edhe fakti se Shqipëria ka pranuar vetëm dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kualifikuese për Evropian si vendas. Trajneri Silvinhopritet ndeshjen  ta nisë me skemwn 4-1-4-1.
 
ElseidHysaj, kapiten i Shqipërisë  (tonikja 4:41 – 5:10)
 
“Pritshmëritë janë të larta për ne. Edhe unë kam qejf që të kualifikohemi dhe të shkojmë në Euro 2024. Duhet të jemi në fushë, një skuadër kompakte dhe grup i fortë. Nëse luajmë si ndaj Polonisë, do të kemi një rezultat të mirë ndaj Moldavisë. ”
 
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria u mposht 1:0 nga Polonia. Shqipëria zë vendin e fundit, respektivisht vendin e pestë në tabelën e Grupit “E” me asnjë pikë të fituar. Nga ana tjetër, rivalët moldavë kanë arritur të grumbullojnë 2 pikë në 2 ndeshjet e para kualifikuese, një kundër Ishujve Faroe dhe një kundër Republikës Çeke.