Futboll

Tifozët e Rumunë me thirrje “Kosova është Serbi”

17.06.2023 18:05

Kosova mbrëmë barazoi 0-0 me Rumaninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet...

Kosova mbrëmë barazoi 0-0 me Rumaninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, ku nuk mungoi përkrahja e madhe e tifozërisë, “Dardanët” e mbushën tërësisht stadiumin.
 
Të pranishëm ishin edhe disa tifozë rumunë, të cilët kishin udhëtuar drejt Prishtinës për ta ndjekur nga afër ndeshjen, po rata u larguan nga stadiumi pa përfunduar ndeshja. Sipas mediumit rumun “gsp.ro”, ky grup i tifozëve kanë brohoritur në një moment “Kosova është Serbi”.
 
Mediumi raporton se mbështetësit e grupit ultranacionalist “UnitiSubTricolor” u dëbuan nga sigurimi dhe të njëjtit u përplasen fizikisht edhe me personat përgjegjës për sigurinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa po largoheshin. “Ultras 15-20 në një moment kanë brohoritur “Kosova e Serbisë”, një thirrje me konotacione politike për të cilën janë nxjerrë menjëherë nga stadiumi.
 
Slogani nuk i pëlqen FIFA-s, ndaj rreziku që fusha të pezullohet për ndeshjet e ardhshme është mjaft i lartë.”, raporton medium rumun. Kujtojmë që Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës, i cili shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.