Futboll

Zvicra me hapa të sigurt drejt Evropianit

17.06.2023 18:09

Përfaqësuesja e Zvicrës ka marshuar sigurt drejt Evropianit që vitin e ardhshëm organizohet në Gjermani...

Përfaqësuesja e Zvicrës ka marshuar sigurt drejt Evropianit që vitin e ardhshëm organizohet në Gjermani. Zvicra të premten fitoi 2:1 në udhëtim te Andorra, ndërsa në njërin prej golave asistoi bukur Xherdan Shaqiri.
 
Remo Freuler shënoi golin e parë në minutën e shtatë, kurse Shaqiri asistoi për Zeki Amdouni në minutën e 32-të. Marcio Vieira në minutën e 67-të shënoi për rezultatin final.
 
Shaqiri luajti deri në minutën e 61-të, ndërsa nga kjo minutë u inkuadrua Andi Zeqiri. Granit Xhaka kapiten e kompletoi ndeshjen në mesfushë. Zvicra në Grupin I kualifikues ka nëntë pikë dhe prin në tabelë. Andorra mbetet me një pikë në pozitën e pestë.