Futboll

Rumania pritet të dënohet për provokimin e rëndë të tifozëve

17.06.2023 18:10

Federata e Futbollit e Rumanisë pritet të dënohet nga UEFA për provokimin e rëndë të tifozëve...

Federata e Futbollit e Rumanisë pritet të dënohet nga UEFA për provokimin e rëndë të tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes me Kosovës. Sajti rumun “digisport.ro” ka shkruar se tifozët rumunë thirrën “Kosovo, Serbia” gjatë ndeshjes dhe për këtë arsye janë larguar nga stadiumi.
 
Tifozët rumunë janë nxjerrë jashtë para se të përfundojë ndeshja. Huliganët rumunë po ashtu kanë hedhur mjete piroteknike.
 
“Pos gjobës me para, UEFA ka mundësi të dënojë Rumaninë që ndeshjen e ardhshme ta luaj prapa dyerve të mbyllura. Ndeshja e ardhshme në shtëpi është ndaj Izraelit”, ka shkruar sajti rumun.
 
Thirrjet e huliganëve, që ishin pak në numër, nuk janë dëgjuar në tribunën kryesore të stadiumit. Rumunët kanë shkruar edhe për fishkëllimat gjatë intonimit të himnit rumun para fillimit të ndeshjes.
 
“Dhemb kur himni fishkëllehet. Ata do të vijnë në Bukuresht dhe do të shohin çfarë ndjenje është. Është mungesë respekti nga njerëzit këtu”, ka thënë NicolaeStanciu, futbollist i Rumanisë.