Sportet E Tjera

Laura e bronztë në Grand Slam

17.06.2023 18:12

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan...

Laura garoi të shtunën në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë e mposhti rusen Dali Liluashvili. Ajo garoi si e pavarur. Laura ka dominuar plotësisht, ndërsa pak para fundit realizoi hedhje të bukur për uazari.
 
Laura e nisi ditën me fitore ndaj EsmigulKuyulova të Kazakistanit. Më pas pësoi nga jugkoreanjaJisuKim.
 
Në repesazh mposhti fillimisht rusen KamilaBadurova e më pas Liluashvilin. Laura, si zakonisht, është shfaquar edhe me aksione të bukura. Ajo ka fituar 500 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.