Maqedoni

Analistët, vlerësime të ndryhsme për marveshjen e Prespës

17.06.2023 18:30

Për disa analist pjesërisht e për disa aspak nuk janë arritur synimet e marrëveshjes së Prespës...

Për disa analist pjesërisht e për disa aspak nuk janë arritur synimet e marrëveshjes së Prespës që u firmosur pesë vitet më parë. 
 
Sipas tyre  është realitet se premtimet për integrim të përshpejtuar në BE  nuk u realizuan, por për atë në NATO-n po, dhe kjo  e ka pozicionuar vendin  në nivel tjetër ndërkombëtar.
 
Analisti Petar Arsovski thotë se është ndjenjën e pakëndshme ndryshimi I emrit zyrtar të shtetit, por ajo u kompensua me mbylljen e kontestit me Greqin, shtet fqinj I  cili tani ofron mbështetje të fuqishme për integrimet evropiane të Maqedonisë, të cilat aktualisht janë të bllokuara për shkak të kontradiktave të brendshme.
 
“Maqedonia u anëtarësua në NATO, ky është përfitim i drejtpërdrejtë, a humbëm ne?!” Sigurisht që nuk është e këndshme të ndryshosh emrin zyrtar të vendit, por kemi një aleat serioz, Greqinë, që është një përfitim. Integrimi në BE nuk është në dukje, kësaj radhe për shkak të bllokimeve të brendshme, më herët për shkak të problemit bullgar dhe njejt edhe për shkak të ndryshimit të metodologjisë me kërkesë të Francës”, u shreh analisti Petar Arsovski.
 
Ish-diplomatin Nikovski me mendim ndryshe nga Arsovski. Marrëveshja nuk i solli asgjë pozitive Maqedonisë thot ai duke shtuar se marrëveshja paraqet poshtërim ndërkombëtar të Maqedonisë, mohim të shtetit dhe depersonalizim të institucioneve. 
 
“Është gjenocid i popullit maqedonas, me Nivicin hoqëm dorë nga vetja. Nuk ka asgjë pozitive prej andej, veç se i hapën rrugën Bullgarisë që të sillet kështu, të na bllokojnë rrugën për në Bruksel dhe Maqedonia nuk ka qenë kurrë më larg BE-së. Aktualisht kritike është marrëveshja armiqësore me Bullgarinë, së bashku me protokollet. Nëse nuk anulohet në kohën e duhur, Maqedonia nuk do të hyjë kurrë në Bashkimin Evropian”, theksoi ish diplomati Risto Nikovski.
 
Nikovski poashtu konsideron se propozimi i VMRO-DPMNE-së për shtyrjen e amendamenteve kushtetuese deri në ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, nuk do të zgjidh problemin, por vetëm do ta shtyj kapitullimin e vendit.
 
SANIJE DURAKU