Botë
Zhvillimeve në Kosovë, Hoti: Rama mori vendime të gabuara
17.06.2023 18:52
Dinamikat e krijuara së fundmi në Kosovë dhe qasja e Shqipërisë duket shqetësuese...

Dinamikat e krijuara së fundmi në Kosovë dhe qasja e Shqipërisë duket shqetësuese për pedagogun e marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti.
Për TVM2 ai thotë se vendimi i Edi Ramës për të anuluar mbledhjen mes dy qeverive, përvecse i nxituar, përcjell një simbolikë distancimi nga Kosova.
Hoti nuk e përjashton Albin Kurtin nga përgjegjësitë në qasjen ndaj faktorit ndërkombëtar dhe gjithçka duhej të bënte ishte fleksibiliteti. Ndërsa vendimin për ndalimin e veturave dhe mallrave serbe drejt Kosovës, e sheh si një kundërpërgjigje të asaj që ndodhi me 3 policët.
Bashkëpunimin me SHBA e sheh kyç, ndërsa komenton edhe analogjinë e bërë së fundmi me Izraelin.
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, e cilëson rrëmbimin e 3 serbëve në veri të Kosovës si një inskenim të ulët nga Serbia.
Por cili do të jetë fati i konfliktit Kosovë-Serbi në javët në vijim në këndvështrimin e Hotit?
LULJETA NDOKA
