Hart mbanë në lojë Cityn, Barca fiton betejën, Juventus mposht Borussian e Dortmundit
Luis Suarez me dy golat e tij të shënuara në pjesë të parë të ndeshjes, i ka dhënë Barcelonës fitoren e madhe ndaj Manchester Cityt në transfertë...

Mirëpo, portieri i Cityt, Hart, ka qenë njeriu që i ka mbajtur shpresat gjallë për ndeshjen e kthimit në ekipin e tij.
Hart ka arritur të mbrojë penalltinë e Lionel Messit në minutën e fundit të takimit për të përmbyllur ndeshjen 1-2 në të mirë të Barcelonës dhe për të parandaluar humbjen më të thellë.
Sergio Aguero uli epërsinë e katalonasve në pjesë të dytë, derisa ndeshja ishte me plotë raste, kartona, në mes të cilave edhe një i kuq për Clichyn, duke sjellë një futboll të plotë të ditës për gurmanët e këtij sporti.
Sidoqoftë, gjithçka do të vendoset në Camp Nou, në ndeshjen e kthimit.
Në sfidën tjetër të zhvilluar mbrëmë, Juventusi mposht Borussia Dortmundin, derisa gjermanët shpresojnë në ndeshjen e kthimit.
Carlos Tevez dhe Alvaro Morata me golat e tyre i japin Juventusit shpresën e madhe për rikthim në TOP 8 skuadrat e futbollit europian këtë stinor.
Rezultati i ndeshjes u përcaktua në pjesë të parë, kur argjentinasi Tevez i dha epërsinë Bianconerëve, derisa ylli gjerman, Marco Reus barazoi thuajse menjëherë për Borussian e Jurgen Kloppit.
Sidoqoftë, pak pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, transferi 20 milionësh i juventinëve, Alvaro Morata, shënoi për fitoren e ekipit të Max Allegrit dhe për t’i dhënë shpresa tifozëve Bianconerë që të arrijnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas shumë viteve mungesë në mesin e 8 skuadrave më të mira në europë.
E Klopp në anën tjetër, është i kënaqur me golin e shënuar si mysafir në Juventus Arena, për t’i bërë llogaritë e veta në në shtëpi ku do të kuptohet përfundimisht çerekfinalisti.
