Botë
Vuçiq, kërkon lirimin e serbëve të arrestuar në Kosovë
18.06.2023 15:48
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzon takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzon takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli. Vuçiq ka thënë se do të vendosë nëse, teknikisht do të paraqitet në atë takim, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik.
“Por, të flasim me Kurtin, jo”, shtoi ai.
Vuçiq si kusht për dialog e ka vendosur lirimin e serbëve të arrestuar, derisa për tre policët e kidnapuar kosovar thot se janë arrestuar në teritorin e Serbisë.
“Dham gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, por sado që të përpiqemi të jemi partner I përgjegjshëm dhe serioz I forcave perëndimore, ato asnjëherë nuk na shohin ashtu. Dialogu është tërsisht i pa kuptimt, nuk më bie ndërmend të flas për kutadi se çfar derisa nuk lirohen serbët e arrestuar”, u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq nuk i dënon sulmet ndaj gazetarëve kosovar, e quan provokim prezencën e gazetarëve në Veri
Presidenti serb Vuçiq ironizon edhe me sulmet ndaj gaazetarëve kosovarë dhe e quan provokim prezencën e tyre në veri të Kosovës, derisa i mbron sulmuesit.
“I sjellin në moment gazetarët e tyre që në mënyrë shtesë ti provokojnë njerëzit. Spasiç përndryhse lëshon muzikës djali, dixhep punon me honorar në spital në Mitrovic. A e din ipse është arrestuar sepse gazetarit të preferuar të Albin Kurtit hiqe telefoni pse xhiron dhe nuk i ka prekur”, theksoi Vuçiq.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e Brukselit. Ai ka thënë se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.
MERAL ISMAILI
