Maqedoni
Dhjetra shtëpi të vërshuara në Jegunoc e Koçan, një trup i pa jetë në ujrat e lumit vardar
18.06.2023 16:10
Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumejve në vend...

Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumejve në vend, me çrast në disa pjesë janë shkaktuar vërshime. Në fshatin Rotincë komunën e Jegunovcës, pas daljes nga shtrati të lumit Vardar vërshimet kanë prekur rreth 60 shtëpi dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore.
Poashtu rritja e nivleit të lumit në Koçan nga dalja e të cilit nga shtrati janë prekur dhjetra shtëpi në fshatin Obleshevë, bën të ditur Drejtori i qendrës për Menaxhim me kriza Stojançe Angellov.
“Gjatë natës kishte rreshje në pjesën lindore të vendit. Atje ende kemi problem me lumin e Koçanit, niveli i të cilit është rritur, por nga mëngjesi dal nga dal po zvoglohet. Nga uji i lumit të Koçanit që ka dalur nga shtrati janë prekur oborret e dhjetra shtëpive në fshatin Obleshevë dhe presim që në orët e ardhëshme uji të tërhiqet. Pika e dytë ku ende ka rrezik është fshati Rotincë komuna e Jegunocit ku niveli i Vardarit është i lartë përkatësisht i tër shtrati është i mbushur tërsisht. Hidrocentrali Vrutok është mbyllur plotësisht dhe nuk punon, nuk prodhon energji elektrike dhe nuk lëshon ujë. Kjo është maksimumi që mund ta bëjmë. Gjatë natës dhe nesër nuk priten rreshje në rajonin e malit Sharr, prandaj presim që Brenda disa orësh edhe rrjedha e lumit Vardar të stabilizohet”, u shpreh Stojançe Angellov nga QMK.
Njëherit në shtratin e lumit Vardar në fshatin Unci të komunës Gradsko është vërejtur një trup i pa jetë, nxjerrja e të cilit është vështrësuar për shakak të nivelit të madh të ujit, i cili e bartë trupin në drejtim të Negotinës, thonë nga qenra rajonale për Menaxhim me Kriza.
Niveli i lumit tani më është ulur në Pçinje dhe nuk paraqet më rrezik për urën, megjithse pushteti lokal duhet të vlerësojë nëse ura do të mund të përdoret. Ndërkohë nga Enti Hidro Metereologjik njoftojnë se pritet ulje e nivelit të ujit në lumin Vardar dhe lumejt tjerë në vend, pasi nuk do të ketë rreshje të shiut dhe prej nesër do të mbretëroj mot me diell dhe dukshëm më ingroht, përveç të martës kurpritet mot jo stabil me rreshje shiu dhe bubullima.
SANIJE DURAKU
