Maqedoni

Aksidenti në rrugën Shkup-Bllacë, vazhdojnë kërkimet e tre kosovarëve

18.06.2023 16:32

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për tre personat e zhdukur bashk me veturën e tyre...

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për tre personat e zhdukur bashk me veturën e tyre në ujërat e lumit Lepenec. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të gjejn një makinë në lumë, 200 metra larg vendit të ngjarjes.
 
Në teren po bëhet përpjekje që me eskavator të nxjerrin automjetin në sipërfaqe. Vetura është me ngjyrë të zezë por ende nuk është konfirmuar nëse është automjeti me tre shtetasit e Kosovës, që kishte rënë të shtunën në lum. Nga aksidenti ka shpëtuar vetëm 21-vjeçar, i cili ka mundur të dalë vetë nga automjeti dhe është transportuar menjëherë në Spitalin 8 Shtatori.
 
Sipas informacioneve nga spitali, gjendja e tij nuk është aspak në rrezik për jetën, por ai është në shok pas tragjedisë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një familje nga Kosova, gjegjësisht babai, nënë dhe dy djemt e tyre. 
 
Zyrtarët thonë se po kërkojnë për personat e zhdukur në disa lokacione, duke përdorur varka dhe duke kërkuar me drone. Në aksion marrin pjesë edhe policë dhe ushtarë nga Maqedonia dhe Kosova.
 
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se e kërkimet po zhvillohen në kushte jashtëzakonisht të vështira sepse lumi është i thellë dhe shumë i shpejtë që paraqet rrezik për zhytësit”.  
 
“Kjo e bën të gjithë procesin e kërkimit më të vështirë, shpresojmë se nesër do të jetë disi më e leht në atë që temperaturat do të jenë më të mira dhe niveli i lumit do të jetë më i ulët duke e bërë procesin e kërkimit më të lehtë dhe më efikas. Pra, i gjithë misioni sillet rreth mos rrezikimit të jetëve shtesë të njerëzve duke shkuar në lumë për të kërkuar. Çdo anëtar që hyn në lumë mund të qëndrojë për maksimum 30 minuta”, u shpreh Bekim Maksuti nga DMSH. 
 
Pesë minuta pas aksidentit, një taksist nga Kosova ka kaluar nga vendi I ngjarjes. Ai thotë se gjithçka është zhvilluar shumë shpjet dhe askush ska arritur të shohi veturën që ka rën në uj. 
 
“Minutat kanë qenë në pyetje që ka ndodh aksidenti, se krejt pjesët e plastikës I kemi pa në rrugë. Po skemi menduar se ka vetur edhe në lumë posht, por mendum që është përplas Taurani. Kur thirrën disa, dikush posht po bërtet, aty ka ra makina”, theksoi taksisti. 
 
MPB njoftoi se aksidenti ka ndodhur pasi një veturë Volksëagen Turan me targa të Maqedonisë ka tejkaluar në rrugën nga Shkupi në pikën kufitare Bllacë dhe në momentin kur ka qenë paralel me veturën BMË në të cilën udhëtonin familja nga Kosova, automjeti është përplasur me shtetasit e Kosovës dhe ka përfunduar në lumin Lepenec. 
 
“Në automjetin BMW, përveç drejtuesit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre personat të tjerë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Gjithashtu bëjnë të ditur se është  arrestuar personi B.B nga Shkupi i cili u përfshi në aksidentin e djeshëm në lumin Lepenc. Ministri Kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në vendngjarje mbrëmë kanë arritur njësitë e Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit. 
 
Sveçla tha se aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.
 
“Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, shkruan Sveçla në Facebook.
 
Kërkimi ka rinisur mëngjesin e së dielës, pasi mbrëm vonë u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike. Katër anëtarët e familjes Pacolli, ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës.
 
SANIJE DURAKU