Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, LSDM fton Mickoskin të caktoj ekipin negociues

18.06.2023 16:54

Vazhdimi i bisedimeve midis pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së shikohen si alternativë e vetme...

Vazhdimi i bisedimeve midis pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së shikohen si alternativë e vetme për rrumbullakësimin e ndryshimeve kushtetuese, vlerësojnë nga LSDM. Ata ftojnë Mickoskin të konsolidojë trupin negociues pasi sipas tyre tani është momenti që procesi europian të shkoj para.
 
“Mickoski ka shansin e rrallë të bëj diçka të mirë, të dobishme për shtetin dhe qytetarët. Pasi pranoi ndryshime kushtetuese, Mickoski duhet të caktoj ekip që të vazhdojnë bisedimet dhe bashkë të sjellim vendim për vazhdimin e rrugës europiane, Mickoski mund të zgjedh se a do nuk do të bëj asgjë sikurse deri më tani, ose do të bëj një hap të madh për shtetin”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
 
Mickoski: Pushteti të shprehet për propozimet tona
 
Kryetari i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski i gatshë mpër të diskutuar  vetëm për propozimet që i’a ka ofruar qeverisë, të cilat mbrojnë interesin kombëtare, identitetin, gjuhën dhe garantojnë vazhdimin e rrugëtimit europian. Mickoski i prerë se s’do ishte pjesë e negociatave të diktuara nga Bullgaria. 
 
“Nëse qeveria vetëdijësohet, gjë të cilën nuk e besoj se mund të ndodh, jam këtu për të biseduar vetëm për zbatimin e njërit nga dy propozimet që dhashë. Këto janë vijat tona të kuqe nga të cilat nuk tërhiqemi. Sa i takon paralajmërimeve se do të bisedonin me deputetë, po i porosis se ky nuk është viti 2018-të, por është një kohë tjetër. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë mbrojtësi I fundit pavarrësisht trysnive”, theksoi kryetari i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski.
 
Sipas liderit të VMRO – DPMNE-së zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për daljen nga kriza sociale dhe politike dhe largimin e pushtetit aktual.
 
MERAL ISMAILI