Maqedoni

Kumanovë: Mungesë e zjarrëfikësve

18.06.2023 17:16

Njësia territoriale e zjarrëfiksëve në Kumanovë përballet me mungesë të kuadrove...

Njësia territoriale e zjarrëfiksëve në Kumanovë përballet me mungesë të kuadrove, automjeteve dhe paisje tjetër të domosdoshme. Për mbarvajtjen e punëve të kësaj veprimtarie nevoiten madje edhe 33 zjarrëfikës ashtu siç e parasheh ligji.
 
Përpos kësaj kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski, thotë se problem është se në shtet nuk ka as mjete për pagesën e tyre. Sipas tij edhe pse shteti është i obligueshëm ti sigurojë tërësisht mjetet, megjithëatë ata parashohin vetëm 50% të mjeteve.
 
"Për këtë vit ne kemi në dispozicion 17 milion denarë jo të plota për pagat, të cilat na transferohen nga buxheti i shtetit, ndërkaq nga buxheti personal kemi të siguruara rreth 38 milion denarë për paga", tha Dimitrievski.
 
Dimitrievski pohon se përmes Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), nga qeveria kërkojnë që në afat sa më të shkurt ti lëshojnë mjetet, në të kundërtën do të kërkojnë nga Njësitë e vetë administratës lokale të dalin në protesta.
 
"Ndonëse disa herë në qeveri por edhe deri te drejtoria kemi dërguar kërkesë për sigurimin e automjeteve speciale, kemi siguruar vetëm një autoçisternë dhe pompë me shtypje të fortë, e cila për momentin nuk është edhe a qurgjente", theksoi Dimitrievski. 
 
Ndryshe, komuna e Kumanovës kohë më parë ka investuar në paisjen e re për zjarrëfikësit, pasiqë paisja e vjetër ishte e siguruar para 23 vitesh. Vlen të thuhet se Njësiti territorial i zjarrëfikësve në Kumanovë sipas nevojës intervenon edhe në komunat fqinje të rajonit Planor Verilindor.
 
FATLUM AQIFI