Maqedoni

Perimet nuk përmbajnë metale të rënda: Agjencioni për ushqim dhe veterinari, për çdo ankesë, paraqituni tek ne

18.06.2023 18:22

Tek pemët dhe perimet të importuara në Maqedoni nuk ka pesticide dhe metale të rënda...

Tek pemët dhe perimet të importuara në Maqedoni nuk ka pesticide dhe metale të rënda, kanë njoftuar nga Agjencioni për Ushqim dhe Vetererinari. Qyetarët ditë me rradhë ishin të shqetësua duke publikuar informacione në rrtjetet sociale.
 
Banorët në Qyetin e Shkupit të anketuar nga TVM2 thonë se është normale të ketë pesticide tek pemet dhe perimet mirpo duhet pastruar, disa thonë se edhe ajo ju pengon.
 
“Unë mendoj se ka. Kur e hane ndjen, kur ha nuk ndihem mir me stomakun,  sidomos tek domatet ka më shumë pesticide”, u shpreh qytetari.
 
“Krejt ka pak, mirpo sa sasi ka brenda nuk  e di. Ne I lajm boll a ju del a nuk ju del është punë e atyre”, theksoi qytetari.
 
“Mendoj se ka, mund të ketë sasi të kufizuar, përndryshe ato që thuhen në media janë të parëndësishme. Në çdo rast, perimet duhet të spërkaten që të prodhohen” u shpreh qytetari.
 
Nga agjencioni për ushqim dhe veterinari  kanë konfirmuar se këto informacione janë të reme dhe se në ditët në vijim nga Agjencia pritet të bëjnë një ankesë pët këtë informacion, sic e quajnë ata,  vepër kriminele. Për të gjitha dyshimet që I kanë qytetarët mund të paraqiten në tel tek AUV ose të bëjnë ankesë me shkrim.
 
“Si një institucion, i fokusuar kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë krijoi Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit në vitin 2007. Sipas njoftimit në ueb faqen e AUV-së, konsumatorët mund të paraqesin ankesë në AUV për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e kafshëve, , me shkrim,dhe ne formë elektronikeë [email protected] dhe linja telefonike falas për konsumatorët 0800 3 22 22”, thuhet në kumtesën e agjencionit për ushqim dhe veterinari.
 
Nga agjencioni shpjegojnë se nësë gjatë importit vërehet ndonjë dyshim rreth ushqimit ato menjëhere vihen nën vëzhgim. Importuesit dhe operatorët ekonomik mund të kërkonë një kontroll të dytë, ndoshta edhe një superkontrollë. Nësë rezultati i ushqimit definohet se egzistojnë metale dhe pesticide të rënda, atëherë I gjithë ushqimi shkatërohet.
 
SEDAT SELIMI