Prishtinë, mbërrin avioni me kosovarë emigrantë

25.02.2015 12:11

Një avion me emigrantë të kthyer nga Hungaria mbërriti pasditen e së martës në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës...

Në bord ndodhen 180 persona, ku bëjnë pjesë policë civilë hungarezë, psikologë, mjekë, zyrtarë të migracionit etj.

Sipas Ministrisë se Integrimeve, në avion janë 73 emigrantë të kthyer. Emigrantët kosovarë që vijnë nga Budapesti, udhëtuan me aeroplan të posaçëm për emigrantë, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbuloi Qeveria hungareze.