Botë

Kinë, Blinken takon homologun Gang

18.06.2023 18:44

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po qëndron për vizitë në Kinë...

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po qëndron për vizitë në Kinë ku ka nis takime me zyrtarët kinez.
 
Blinken po qëndron në Pekin në kuadër të një vizite dyditore me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Ai u takua me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang për të diskutuar rreth shqetësimeve të rëndësishme që kanë Shtetet e Bashkuara për një seri çështjesh të sigurisë dhe për t’u siguruar se konkurenca me Kinën nuk do të shndërrohet në një përplasje apo konflikt.
 
Ai është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.
 
Ministri i jashtëm kinez Qin Gang e mirëpriti Sekretarin Blinken dhe delegacionin që e shoqëron në hyrjen e vilës qeveritare Diaoyutai në Pekin. Ata shkëmbyen përshëndetje të shkurtra në anglisht, ndërsa shtrënguan duart për para flamurit kinez dhe atij amerikan.