Konkurs për 85 bursa studimi në Rumani
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot kumtoi se në vijim është konkursi për ndarjen e 85 bursave për studime të rregullta diplomike, postdiplomike dhe për doktoratë në universitetet shtetërore në Rumani, për vitin akademik 2015/2016...

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikacioneve deri te Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ose deri te Ministria rumune për Edukim Nacional është data 15 mars.
Bursat të cilat i siguron Qeveria e Rumanisë dedikohen për shtetas të huaj, ndërsa i mbulojnë shpenzimet e taksës shkollore dhe akomodimit, si dhe jepet kompensim mujor në të holla. Studimet realizohen në gjuhën rumune, ndërsa për kandidatët të cilët nuk e njohin gjuhën rumune, para fillimit të studimeve organizohet kurs përgatitor njëvjeçar.
Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë kandidatët të cilët janë vendosur për studime dhe shkenca politike dhe administrative, kulturë dhe civilizim rumun, studime arsimore, gazetari, studime teknike, naftë dhe gaz, bujqësi, mjekësi veterinere, arkitekturë, muzikë dhe art.
Informacione më të thukta për kriteret dhe kushtet për të studiuar, si dhe për dokumentet e nevojshme për aplikim mund të gjenden në internet portalin e spcializuar për ndarjen e bursave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, www.stipendii.mon.gov.mk.
