Shqipëria, destinacioni i preferuar i italianëve në këtë verë
Shqipëria është kthyer në destinacionin më të preferuar....

Shqipëria është kthyer në destinacionin më të preferuar të italianëve për pushimet verore jashtë vendit të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga një prej televizioneve më të mëdha atje.
Televizioni “La7” ka zbuluar destinacionet më të kërkuara nga italianët për verën e 2023-shit ku në vend të parë ndodhet një qytet shqiptar, Ksamili.
Sipas një klasifikimi nga Airbnb, mbi bazën e prenotimeve që janë kryer deri tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në det.
Këtë vit, janë dy vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja.
Shqipëria renditet në krye të klasifikimit të dhjetë destinacioneve më të kërkuara me qytete si Ksamili në vendin e parë, Saranda në vendin e tretë dhe Vlora në të katërtin. Ndërsa, Spanja ka në listë katër prej tyre: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca e Palma.
Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë. Duket se tashmë Shqipëria është futur në listën e preferencave të pushuesve evropianë duke rivalizuar denjësisht edhe me destinacionet më të rëndësishme turistike si Spanja, Greqia e Kroacia.
