Spanja fiton Ligën e Kombeve

19.06.2023 13:08

Spanja është fituese e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve...

Spanja është fituese e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në finale, Spanja mposhti me penallti 5:4 përfaqësuesen e Kroacisë. Në kohën e rregullt dhe atë shtesë nuk pati gola dhe fati i finales së tretë u desh të vendoset përmes penaltitë, ku gardiani spanjoll Unai Simon ndali gjuajtjet e dy futbollistëve kroat Lovro Majerit dhe të Bruno Petkoviqit. Ligën e Kombeve më herët e kanë fituar Portugalia e Franca

“Padyshim që e vlerësoj faktin e arritjes në finale. Jemi përballur me një ekip të madh. Në bilancin e ndeshjes, mendoj se e merituam ta fitonim më herët. Pati një luftë të madhe për të marrë kontrollin e lojës. Plani ishte që të shfrytëzonim në maksimum pikat tona të forta, të minimizonim ato dhe të përfitonim më të mirën nga lojtarët tanë. Kjo fitore do të na japë më shumë forcë, më shumë siguri, më shumë besim dhe më shumë qetësi shpirtërore.” – tha trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente.

Ndërsa Italia mbyll Ligën e Kombeve 2022/23 në vendin e 3-të. Të kaltërit mundi Holandën 3-2 në finalen e Enschede, duke fituar medaljen e bronztë.