Amerikanët fitojnë Ligën e Kombeve të CONCACAF
19.06.2023 13:12
Përfaqësuesja amerika e futbollit ka mbrojtur titullin e kampionit....

Përfaqësuesja amerika e futbollit ka mbrojtur titullin e kampionit të Ligës së Kombeve për Konfederatën e CONCACAF, pasi në finalen e luajtur në Las Vegas, me rezultatin 2-0 e mundi Kanadanë.
Vendasit fitoren e siguruan që në fraksionin e parë. Për amerikanët është ky tituli i dytë në garat e Ligës së Kombeve, pais atë e kishin fituar dy vjet më parë kur edhe u themelua kjo garë në kuadër të CONCACAF.
Meksika ia doli të fitojë vendin e tretë, pasi në këtë garë me rezultatin 1:0 e mundi Panamanë. Goli I vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 4 të takimit.
