Sonte Bjellorusi-Kosovë, Dardanët synojnë fitore

19.06.2023 13:18

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte në Budapest...

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte në Budapest luan ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024. Kosova në duel me bjellorusët vjen pas barazimit kundër Rumanisë në Prishtinë, ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë dhe ishte barazimi i tretë në tri ndeshjet e para të këtij cikli garues për Evropianin 'Gjermani 2024'.

Futbollistët e Kosovës mbrëmë në tokën hungareze kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit të sotëm  ndaj bjellorusëve, stërvitje në të cilën nuk ishte i pranishëm Milot Rashica, i cili është në dyshim nëse do të luajë sonte për shkak të një lëndimi të pësuar pak ditë më parë.

Megjithatë, atmosfera në taborin  kosovar është e mirë në prag të duelit ndaj Bjellorusisë.

Trajneri i Kombëtares, Alain Giresse, mbrëmë në konferencën për medie, është shprehur optimist se të besuarit e tij do ta fitojnë ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Ndeshja Bjellorusi-Kosovë nis në orën 20:45.