EURO 2024, Anglia pa fitore ndaj Maqedonisë në ishull

19.06.2023 13:25

Maqedonia e Veriut sot përballë Anglisë...

Maqedonia e Veriut sot përballë Anglisë në “Old Traford” të Manchester-it. Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin “C” të  kualifikimeve për evropianin e ardhshëm “ Gjermania 2024”. 

Futbollistët më të mirë të vendit, parakësaj ndeshje paralajmëruan se do të bëjnë çmos që të ruajnë traditën e mirë në përballjet me Anglinë.

“Tre luanët”, në historinë e tyre të gjatë të futbollit vetëm ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk ia kan dalë të shënojnë fitore në terren vendas. 

Në vitin 2002, në Sautempton luajtën baraz 2:2, ndërsa katër vjet më vonë po në Machester, luajtën pa gola.

Pas dy ndeshjeve të para në kuadër të kësaj fushate eliminatore përfaqësuesjae vendit në Grupin “C”, me tre pikë e mban pozitën e katërt, ose gjashtë më pak se Anglia e cila kryeson këtë renditje dhe është pas Italisë dhe Ukrainës.