Arrest për dy qytetarë të Shkupit të dyshuar për vjedhje të rënda

25.02.2015 12:27

SPB - Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike me padi penale i dorëzoi personat H.E.(25) dhe A.G. (22) që të dy nga Shkupi të dyshuar se kanë kryer vepra penale "vjedhje të rënda" në rajonin e Kisella Vodës...

Nga ana e gjykatësit në procedurën paraprake, kumtoi sot MPB, H.E-së i është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej tetë ditëve, ndërsa G.A. masë "mbikëqyrje e përforcuar".

Të paditurit veprën e parë penale e kanë kryer në orët e mbrëmjes, në mënyrë që kanë ardhur deri te banesa e cila ndodhet në përdhesën e ndërtesës dhe pasi janë bindur se nuk do të vërehen nga askush, kanë hipur në ballkon dhe nga kuzhina kanë hyrë në banesë.

Në mënyrë të ngjashme kanë hyrë edhe në banesën e dytë e cila gjithashtu ka qenë në përdhesë.

Nga bastisja e banesave kanë marrë një pistoletë të markës "Cërvena Zastava M70" të kalibrit 7,65 mm, para, stoli të ndryshme ari, monedha ari, plazma - televizor LCD, telefona celularë, orë femrash dhe burrash, arkë plastike e mbushur me para të imëta, një tablet dhe gjësende të tjera me çka kanë fituar dobi pronësore joligjore prej rreth 522.000 denarë.

I padituri i parë H.E. është autor i njohur i veprave penale nga fusha e delikteve pronësore me ç'rast nga ana e SPB-së në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2014 janë dorëzuar 11 padi penale, ndërsa A.G. në vitin 2012 i është dorëzuar padi penale.