Tifozët e Norvegjisë vërshëllejnë Halaand
19.06.2023 13:30
Jeta në Manchester ndryshon shumë nga ajo në mëmëdhe...

Jeta në Manchester ndryshon shumë nga ajo në mëmëdhe. Erling Haaland nuk është hero në Norvegji. Pas humbjes të turpshme që pësoi ekipi nordik në shtëpi përballë Skocisë, sulmuesi nuk u ndal me tifozët për të firmosur fanellat dhe topa futbolli.
Ky vendim i bomberit ka inatosur tifozët, të cilët e kanë shoqëruar jashtë fushe me vërshëllima.
Kritika për Halaand kishte edhe komisari teknik i Norvegjisë, Stale Solbakken. Në fund të ndeshjes i pyetur për performancën e Halaand, Solbaken tha: “Ishte plotësisht i boshatisur. Nuk kishte çfarë të jepte”.
