Verstappen barazohet me brazilianin Sena

19.06.2023 13:39

Kampioni aktual botëror në Formula 1, Maks Verstapeni....

Kampioni aktual botëror në Formula 1, Maks Verstapeni ka ngadhënjyer në garën e 9-të të këtij sezoni, në pistën “Zhil Villnëv” të Montrealit, duke korrur fitoren e tij të 6 këtë sezon dhe, për më tepër, ka siguruar edhe triumfin e 100-të të skuadrës së tij, “Red Bull”-it, në garat e Botërorit të Formulës 1.

Ndërkohë që kjo ishte fitorja e tij e 41-të, në karierë dhe me këtë u barazua me legjendën braziliane  Ayrton Senna. Holandezi në asnjë moment nuk u rezikua nga spanjoll Fernando Alonso (Aston Martin) dhe britanik Lewis Hamilton (Mercedes). Kështu  për Verstappen ishte kjo fitorja e tij e katërt me radhë në këtë sezonë. Pas tetë garave Verstappen ka 195 pikë ose 69 më shumë se Perez dhe  78 më shumë se Alonso.