Edi Rama: Tre policët të lirohen menjëherë
Me tone të ashpërsuara, kryeministri Edi Rama...

Me tone të ashpërsuara, kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen ndaj Serbisë për lirimin e tre policëve të Kosovës, duke e paralajmëruar për ngrirje të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do të jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Thirrje për se për shkallëzim të situatës, Rama i bëri edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i kërkon t’i japë fund vetëizolimit në mënyrë që të mos humbë veriun.
“Nëse de-eskalimi nuk ndodhë e humbura e madhe do të jetë Kosova, sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngulë në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në Veriun e Kosovës!”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në fund, Rama i bën thirrje Albin Kurtit të ndryshojë qëndrim në mënyrë që të mos rrezikojë të humbasë veriun. (Luljeta Ndoka, TVM2)
