Maqedoni
PTHP kërkoi paraburgim për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin në rrugën Shkup-Bllacë
19.06.2023 16:09
Prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje...

Prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas mbrëmjes së aksidentit, ku humbën jetën tre persona.
Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit, i cili drejtonte veturën “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve, në të cilën ndodhej edhe vetura kosovare. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, sot ka vazhduar vëzhgimin e vendit të aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë.
Pas nxjerrjes së veturës BMW me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes. Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar, për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje.
